Subscribe

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, premtoi se lufta kundër korrupsionit do të jetë prioritet i tij, nëse fiton në 14 maj.

 

Gjatë një takimi me banorët e njësisë 7 në kryeqytet , Këlliçi shpjegoi se posteri i tij ishte thjesht tregues i vendosmërisë për të luftuar korrupsionin në bashkinë e Tiranës.

 

BELIND KELLICI

KANDIDAT PER BASHKINE TIRANE

 

unë nxora një aferë të një drejtori, në bashkinë e Tiranës, që quhet Mariglen Qato, që është Drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, që s`ka lënë qytetar pa gjobitur në Tiranë, që ka hapur një kompani bashkë me familjarët e vetë në vitin 2016 kur ishte drejtor UKT-je, që ka marrë 25 milionë euro nga taksat e bashkisë, që ka futur familjarët e vet te financa e UKT-s, ku vetë ishte drejtor dhe vet me institucionin e vet paguan kompanitë e veta, dhe nuk dëgjova njeri dje që të fliste për këtë. Ku janë këta analistët që u shqetësuan për posterin?

 

Këlliçi iu drejtua edhe Prokurorisë së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për të vepruar kundër aferave.

 

 

_“Kam një thirrje për SPAK-un sot nga Njësia Nr.7. Ka shumë fjalë, po flitet ditët e fundit, se po përgatiteni që Mariglen Qaton ta arrestoni pas zgjedhjeve, për të mos i dhënë kosto kryetarit të bashkisë. Çfarë ju pengon të shkoni dhe ti verifikoni ato akuza që kam bërë unë? Çfarë ju pengon që tre vite që është bërë kallëzimi në SPAK për inceneratorin e Tiranës, të hapet dosja e Tiranës? Çfarë ju pengon të shihni shkresën e Erion Veliajt me firmën e tij dhe me vulën e bashkisë në mars të 2017, që shiti për 30 vite ekonominë e qytetit tonë. Çfarë ju pengon t`i shihni këto shkresa që janë bërë publike?

 

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” akuzoi rivalin socialist Erion Veliajn, se nuk ka as bilanc për 2 mandatet që drejtoi Tiranën, as program për 4 vitet e ardhshme.

 

 

_“Plani im me pesë pika kryesore është makthi më i madh që ka sot Erion Veliaj. Pse? Merret me opozitën, merret me mua, merret me doktor Berishën, merret me qytetarët. Vete e keni dëgjuar të flasë diçka në shërbim e dobi të qytetarëve? Ndërkohë që ne kemi: Autobusin falas; kemi nënkalimin te “Sheshi Skënderbej”, pa prekur sheshin, pa e dëmtuar një cm sheshin, dhe duke çliruar 60% të trafikut në qendër të Tiranës; kemi në plan ndërtimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave për çdo njësi në Tiranë; paketa ime rregullatore për uljen e taksave për biznesin e vogël, do t`i japë frymëmarrje të gjithë biznesit të vogël 45 mijë subjekteve në Tiranë dhe mbi të gjitha sigurisht 500 oazet që kemi premtuar”_.

 

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, kërkoi mbështetjen e qytetarëve në 14 maj, duke votuar jo vetëm atë si kandidat, por edhe listën e këshilltarëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *