Belgjika fitoi duelin e fundit kundëre Anglisë në grupin G dhe e mbyllli e para me pikë të plota 9, dhe la pas pikërisht ishullloret me 6 pikë. Këto dy ekipe në fakt ishin kualfikuar që pas pikëve te plota të marra në dy ndeshjet e para kështu që përballja e trete dhe e fundit ë këtë grup shërvbente vetëm për të kuptuar kundërshtaret e këtyre ekipeve në 1/8. Kështu belget do të luajnë me Japoninë që u rëndit e dyta në grupin H ndërsa tre luanet do të kenë një test më të vështirë pasi luajnë kundër Kolumbisë. Shumë ndryshime nga ana e të dy trajnereve për të lënë pushim lojtarë që kanë shpenzuar shumë energji në 120 minutat e para të botërorit. Në pjesën e parë dicka më mirë anglia në qarkullimin e topit dhe tentativat e rashford dhe vardi për të kapur në befasi mbrojten belge, por skuadra e Martinez nbga ana tjeterf ishte me rrezikshme në rastet e krijuara që sollen panic tek porta e Pikford. Në stadium nisin vërshellimat e para ndërsa në startin e pjesës së dytë, belgjika shton ritmin në kërkim të golit dhe ia del me anë të futbollistit me origjine shqiptsare Adnand Januzaj. Lojtari I cili ka proidhuar shpesh polemika në lidhje me qëndrimet e tij kontroversë për shqipërinë dhe kosovën I dha gëzimin e madh tifozeve belg teksa në fund felaini dhe Mertens mund të kishin dyfishuar. Nga ana tjeter Anglia dukej qartasi që nhuk kishte fare interes për vendin e parë. Pyetja është pse..Përgjigja është e thjeshte ..sepse ka bërë llogarite e duhura./të paktën në leter..më të vërtete do të ketë një rival më të vështirë në 1/8 por në krahan e saj të tabelës deri në finale ajo mund të ketë pune me ekipe si Spanja, Rusiam, kroacia, Danimarkam, Suedia dhe Zvicra duke I lkënë Belgjikes të paktën në leter detyern për tu ndeshuar me rivale si Franca, Argjentina, portugalia, apo Brazili. Megjithatë me atë që ka treguar ky botëror është më mirë që ndeshjet të meren një nga një.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *