E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Bota

Belgjika merr presidencën e BE, në fokus zgjerimi i unionit, lufta në Ukrainë dhe zgjedhjet në Parlamentin Europian

Belgjika ka marrë sot presidencën e radhës të Bashkimit Evropian detyrë që do ta mbajë për gjashtë muaj, deri në qershor 2024.

Ky do të jetë mandati i 13-të për Belgjikën dhe pritet qe  presidenca belge të punojë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të BE-së, mbrojtjen e qytetarëve evropianë dhe përgatitjen e vlerave të përbashkëta.

Belgjika  pritet  të përballet me zgjedhjet për Parlamentin Europian , konfliktin ne lindjen e mesme ,luftën në Ukrainë  si dhe procesin e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor, ku Rusia tenton të shtrijë ndikimin e saj.

Fokusi mbetet rajoni ynë. Dialogu Kosovë-Serbi mbetet pezull dhe pa zgjidhje për momentin. Si presidente e radhës e Unionit,  Belgjikes do i duhet të sforcohet të marrë rezultate nga palët, si ndërmjetësuese kryesore. Por nuk është e qartë nëse do të kthejë në shqyrtim aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, të dorëzuar në fund të vitit 2022 kur kryesimin e kishte Çekia.

Reklamë

Ne mandatin e fundit  të  cilin e  kryesonte Spanja u miratuan vendime historike si  nisja  negociatave  per anetaresimin e  Ukrainës dhe Moldavise si  dhe dhenia e  statusit  të  vendit kandidat Gjeorgjisë.

Nderkohe pasi të përfundojë mandati i Belgjikës, presidenca e radhës do të merret nga Hungaria nga korriku deri në dhjetor te vitit  2024./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë