Subscribe

I zgjedhuri në krye të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i ka kërkuar Apelit Të Posaçëm lirinë duke ankimuar masën “arrest në burg”, dhënë nga shkalla e parë.

 

Nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim, Beleri kërkon pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën po mbahet në burg.

 

Edhe krahu i djathtë i Belerit, Panajot Kokaveshi i kërkoi gjykatës zbutjen e masës me argumentin se situata e tij shëndetësore i rrezikon jetën në izolim.

 

Më herët gjatë dites, në një takim me qytetarë të Gjirokastrës për Javën Kulturore Greke, Konsulli Dhimitros Saharidis, i doli në mbrojtje të mandatuarit për kryebashkiak dhe vartësit të tij, duke e konsideruar të padrejtë qëndrimin e tyre në burg.

 

DHIMITRIOS SAHARIDHIS
KONSULLI I PERGJITHSHËM I GREQISË NË GJIROKASTËR

2 nga patriotët tanë, minoritarë grekë, konkretisht fituesi i zgjedhjeve dhe i zgjedhur në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi qëndrojnë te burgosur. Njëri sikurse e dini, ka edhe probleme serioze me shëndetin. Këto ditë, nuk janë festive për ne. Ndaj këtë vit deklaratat tona janë më të kufizuara në lidhje me periudhën e vjetshme. Këto orë të vështira, mendimet tona janë te njerëzit tanë që po jetojnë këto momente të vështira dhe janë gjithashtu edhe me familjet e tyre.

 

Pritet që Apeli I Posaçëm të hedhë shortin që të përcaktojë emrin e gjyqtarit që do të shqyrtojë çështjen. Aktualisht Beleri ndodhet në burgun 313 të Tiranës, ndërsa Kokaveshi në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *