Subscribe

Bekim Balaj po çmend Rusinë me formën e tij sportive. Lojtari shkodran shënoi dy gola ne përmbyjen e madhe 2 me 1 që Tereg Grozni realizoi kundër një prej ekipeve te mira të kampionatit rus, Zenitit. Një e diele e paharrueshme për Balajn, i cili në këtë sezon në kampionatin rus po tregon një formë të pabesueshme duke qënë titular dhe duke shënuar gola jave pas jave. Në takimin e javës së 13, zeniti kaloi në avantazh në minutën e 10 me anë të Mak, përpara se të vinte shperthimi i Bekim Balajt. Sulmuesi kuqezi realizoi filimisht në minutën e 34 golin e barazimit me shume lehtësi, pas një pasimi të marrë nga e majta. Katër minuta më vonë gjigandi i sulmit të Terek Groznit realizoi nje gol të bukur me te majtën në një pozicion disi të priret. Në minutën e 83, Balaj la fushën e lojës ndërsa një tjetër lojtari kuqezi i Teregk Greoznit, Odise Roshi luajti gjithë ndeshjen. Me këtë fitore ekipi çeçen ngjitet i 3 me 4 pikë më pak sesa Zeniti ndërsa Balaj në planin personal ngjitet në kuotën e  8 golave në kampionat, më i miri në Rusi se bashku me Smolov të Krasnodarit, një formë që mund të ndihmojë edhe kombetaren tonë në takimin kundër Izraelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *