Subscribe

Për kandidatin demokrat Roland Bejko sporti do të marrë një vëmendje të shtuar, në rast se ai do të zgjidhet kryetar bashkie. Në një takim me banorët të kryeqytetit, Bejko bëri publikë programin e tij, ku parashikohet ndërtimi I 5 komplekseve sportive, duke i ardhur në ndihmë edhe atyre, që nuk kanë mundësi ekonomike.

 

Bashkia do marrë përsipër të subvencionojë stërvitjen e të gjithë atyre të rinjve, jo vetëm në sportin e futbollit, por edhe në sporte të tjera, që vijnë nga familje që nuk i kanë kushtet ekonomike për të marrë këtë barrë të pagesës për fëmijët e tyre.   Bashkë me 5 tregjet e reja në 5 hyrjet e qytetit, do ndërtojmë edhe 5 komplekse sportive në 5 pikat hyrëse të  kryeqytetit për të ushtruar sportet më të praktikuara në vend”, tha Bejko.

 

Bejko tha se çdo qytetar mbi 16 vjeç do të pajiset me kartë sportive, që do iu mundësojë të rinjve një mcm të reduktuar në komplekset sportive.

 

“Ne do të financojmë dhe mbështesim klubin e sportit Tirana që skuadra më përfaqësuese e kryeqytetit të tejkalojë përmasat kombëtare dhe të ballafaqohet me ekipin më të mira të rajonit. Ne do të shpërndajmë për çdo qytetar të qytetit mbi 16 vjeç, sport card, një abone bashkiake për sportin dhe subvencionim, dhe abonim për aktivitetet sportive .Kjo kartë do i lejojë qytetarëve futjen në mjedise sportive publike dhe të kenë ulje çmimi në mjedise sportive private.

 

 

Pjesë e programit të tij janë dhe krijimi i qendrave të reaktivitetit për banorët me kartën e rezidentit të lagjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *