E enjte, 24 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Vendi

“Bëj diçka për t’i shpëtuar eliminimit”, Flori “instrukton” Rigelsën: Merri rolin Elsës dhe përfshij gjithë grupin

Floriani ka këshilluar Rigelsën që të aktiviziohet dhe të krijojë situata për t’i shpëtuar eliminimit.

Sipas tij, asaj  nuk i ka mbetur shumë kohë për të vepruar, ndaj duhet të planifikojë diçka për t’u evidentuar, duke i treguar shikuesve që ajo ia vlen të qëndrojë në “Ferma VIP”.

Megjithatë, ai nuk i tha një plan specifik Rigelsës, por i kërkoi që të jetë ajo që zgjedh mënyrën se si do evidentohet.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Floriani: Bëj ndonjë gjë sepse je në nominim

Rigelsa: Çfarë të bëj?

Floriani: Shpik, nuk mund të rrish e të presësh çfarë fati të pret, duhet të luftosh

Rigelsa: Të luftoj për çfarë?

Floriani: Të luftosh për t’u evidentuar

Rigelsa: Si?

Floriani: Si e di ti, ti i di pikat e forta të vetes tënde, duhet të bësh diçka. Nuk po them në raport me atë që je në nominim, por rë raport me shtëpinë. Bëj diçka, edhe sikur ta bësh për lojë, thjesht bëje, s’ka lidhje. S’ka asnjë gjë të keqe, njerëzit duhet të shohin se çfarë je në gjendje të bësh, s’ke shumë kohë, mos e lër patjetër për ditën e fundit. Nuk domethënë me patjetër të zihesh…

Rigelsa është në televotim përballë Nikos, ku njëri nga të dy do të eliminohet./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë