E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Begaj uron shqiptarët për Ditën e Çlirimit: Dje, sot dhe përgjithmonë, besnikë ndaj të njëjtave vlera

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot shqiptarët për Ditën e Çlirimit.

“Gëzuar festën e Çlirimit Shqipëri! Dje, sot dhe përgjithmonë, besnikë ndaj të njëjtave vlera. Sot përkulemi me nderim para sakrificës së popullit tonë dhe dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore, që dhanë jetën për lirinë dhe çlirimin e atdheut. Guximi, qëndresa dhe gjaku i tyre janë themelet mbi të cilat qëndron liria jonë. Mirënjohja jonë nuk është vetëm kujtesë historike, por detyrim i përditshëm për të mbrojtur lirinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen.”

Me rastin e 81 vjetorit të fitores së luftës kundër nazifashistëve, Presidenti i Republikës kreu homazhe pranë memorialit “Nënë Shqipëri” ku vendosi një kurorë me lule në nderim të të rënëve për çlirimin e atdheut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë