Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj do të takohet këtë të enjte me tre ish-presidentë të Republikës.

 

Në Pallatin e Brigadave, Begaj do të ketë një bshkëbisedim, ku me siguri do të dëgjojë këshilla për drejtimin e shtetit nga Alfred Moisu, Bamir Topi dhe Rexhep Mejdani.

 

Bajam Begaj është zgjedhur si presidenti i nëntë i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, emri i të cilit doli nga PS, do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *