Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim.

 

Në një njoftim për mediat zyra e shtypit pranë presidentit sqaroi se gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin mes dy vendeve tona, dhe fusha si siguria, energji dhe reforma në drejtësi.

 

Kryetari i shtetit dhe diplomatja amerikane diskutuan edhe për bashkëpunimin në kuadër të mandatit të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme në këshillin e sigurimit.

 

Nga ana e saj, ambasadorja Yuri Kim në një postim në rrjetet sociale theksoi se “roli institucional i presidentit, sipas kushtetutës, është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *