E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Begaj dekreton ligjin për konfliktin e interesit për zyrtarët e lartë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesit”. Ky ligj vendos kufizime për ish-zyrtarët e lartë, pasi u ndalohet të punësohen si drejtues në kompani private.

Gjitahshtu në ligj ligj vendosen kufizime jo vetëm për zyrtarët, por edhe për familjarët e tyre.

Reklamë

Zyrtarët në funksione të larta kushtetuese, anëtarët e qeverisë, deputetët dhe kryebashkiakët, duke përfshirë familjarët e tyre, e kanë të ndaluar të zotërojnë aksione apo të kryejnë aktivitete biznesi që përfitojnë nga pasuria e shtetit.

Atyre u ndalohet pranimi i dhuratave ku vlera maksimale e lejuar kufizohet në 10,000 lekë.

Ish-zyrtarët ndalohen të punësohen në pozicione drejtuese në kompani private që kanë pasur lidhje me institucionin e tyre të mëparshëm, për një periudhë deri në dy vjet pas përfundimit të mandatit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë