Subscribe

Brukseli ka lëshuar një tjetër thirrje për Kosovën dhe Serbinë sa i takon procesit të ‘ngecur’ të dialogut me Serbinë.

 

Zëdhënësi Peter Stano ka konfirmuar për mediat në Kosovë se drafti i fundit i asociacionit është ndërtuar në bazë të parimeve europiane dhe më i balancuari mes palëve.

 

Stano ka bërë të ditur gjithashtu arsyet pse drafti i propozuar më shumë se një muaj më parë po mbahet sekret për publikun.

 

 

“Propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim. Ne kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht ndërkohë që ato diskutohen. Të njëjtën gjë presim edhe nga partnerët, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet”, tha zëdhënësi i BE Peter Stano.

 

Reagimi  zëdhënësit të BE vjen kur presidentja e Kosovës pritet të diskutojë më përfaqësuesit e opozitës draftin e asociacionit të komunave, të cilët ata e morën në dorë rreth dy javë më parë.

 

Drafti është pranuar dhe konsideruar i mirë si nga Prishtina ashtu dhe Beogradi, por çështja sërish ka ngecur në zbatimin e tij.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që marrëveshja fillimisht të firmoset, e  më pas të vihet në zbatim, ndërsa presidenti i Serbisë Vuçiç kërkon zbatimin e saj pa e nënshkruar.

 

Draft i fundit i modelit europian u prezantua nga pese vendet e kuintit në Kosovë dhe Serbi në 21 tetor./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *