E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 22 minuta më parë
Kosova

BE reagon pas deklaratave të kryeministres serbe për Kosovën

Bashkimi Evropian ka reaguar pas deklaratave të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç për politikanët e Kosovës.

 

BE në reagimin e saj thekson se në Kosovë ka zyrtarë shtetërorë që vërtet kanë dalë prej malit. BE ka konsideruar se secila retorikë që është fyese, konfrontuese dhe ndarëse, është kundër frymës së bashkëpunimit dhe pajtimit që i duhet rajonit për të ecur përpara.

 

Reklamë

Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Federica Mogherini, Maja Kocijançiç, ka thënë se ngjarjet e ditëve të fundit kanë treguar qartë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, duhet të rezultojë me një marrëveshje të qëndrueshme dhe afatgjatë për normalizim të marrëdhënieve dhe se status-quoja nuk është mundësi.

 

Pas deklaratës së kryeministres serbe gjatë ditës ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se gjuha e përdorur nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, është  një tjetër dëshmi e urrejtjes patologjike të regjimit aktual të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës.

 

Bërnabiç i bëri këto komente në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, kur ky i fundit i dorëzoi Progres-Raportin për Serbinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë