Delegacioni BE në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestën që opozita do të zhvillojë këtë të shtunë.

 

Në një reagim në “Facebook”, delegacioni BE bën thirrje që të evitohet dhuna dhe të protestohet paqësisht.

 

Delegacioni thekson se dnënon çdo akt dhune dhe se asnjë formë e nxitjes së saj nuk është e tolerueshme. Më tej delegacioni BE u bën thirrje palëve që të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike

 

“Ndërkohë që respektojmë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, ritheksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Është përgjegjësi e drejtuesve të protestës të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët e tjerë Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësi për të vepruar me përmbajtje, edhe nëse provokohen. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *