Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

Dënohet me vdekje kushëriri i Bashar al-Assad, gjykata siriane...

I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil,...

Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare nga varka...

Rusia kërcënon Britaninë e Madhe: Do ta paguani që...

Britania në luftë me zjarret vdekjeprurëse, deputeti anglez bën...

U nda nga jeta papritur, çfarë zbuloi autopsia për...

Gjyqi historik, 29 shtete të SHBA kërkojnë miliarda dollarë...

Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, dy të plagosur...

“Qetësi! Qetësi! Qetësi!”, Trump “i mbyll gojën” gazetares në...

Muaji i mjaltit që përfundoi në tragjedi, çifti britanik...

BE përsërit apelin: Autorët e sulmit në Banjskë të përballen me drejtësinë

24 Shtator 17:13

Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen që autorët për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit të përballen me drejtësinë.

“Ne presim që autoritetet në Serbi të arrestojnë dhe ndjekin penalisht ata që gjenden në Serbi, me akuza përkatëse para një gjykate në Serbi”, tha Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë në dyvjetorin e sulmit në Banjskë.

Më 24 shtator 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Autoritetet në Kosovë kërkojnë ekstradimin e tij në Serbi. Radoiçiç gjendet në Beograd dhe sipas autoriteteve serbe ai duhet të paraqitet dy herë në muaj, informon Radio Evropa e Lirë.

Vitin e kaluar, Kosova ngriti aktakuzë kundër 45 të dyshuarve për sulmin në Banjskë, ndërsa vetëm tre nga këta të akuzuar janë duke u gjykuar në Prishtinë, pasi të tjerët janë të paarritshëm për autoritetet kosovare. Që të tre i mohojnë akuzat.

BE-ja tha se vazhdon të jetë “e shqetësuar me raportimet për pjesëmarrjen e sulmuesve të dyshuar të Banjskës në protestat” në Serbi.

Në protestat antiqeveritare, që po organizohen nga studentët, gjatë kësaj vere u panë edhe persona të dyshuar për sulmin në Banjskë. Ata u panë “duke ruajtur” vendin e punës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë protestave masive antiqeveritare.

Zyra e BE-së në Kosovë tha po ashtu se në tetor të vitit 2023, përfaqësuesi i posaçëm i bllokut në Kosovë ka dërguar një kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike nga autoritetet e Kosovës tek ato serbe për këtë rast.

“Ende nuk kemi pranuar një përgjigje nga autoritetet serbe. Ne presim që Serbia të bashkëpunojë për këto kërkesa përmes kanalit për ndihmë të ndërsjellë juridike”, tha BE-ja.

“Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, e ka ngritur këtë çështje me presidentin Vuçiç. Ajo do të vazhdojë ta ngrehë këtë çështje në takimet që do të ketë me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Nju Jork”.

Kosova e fajëson Serbinë për sulmin, të cilin e konsideron terrorist dhe akt agresioni. Beogradi mohon se ka gisht në të.

Në përvjetorin e dytë të sulmit në Banjskë, autoritetet kosovare përsëritën thirrjet për ekstradimin nga Serbia të të akuzuarve për këtë ngjarje.

Kosova i ka kërkuar vazhdimisht bashkësisë ndërkombëtare që të bëjë trysni mbi Serbinë, por Beogradi nuk pranon t’i ekstradojë të akuzuarit, duke thënë se ata do të gjykohen në Serbi. Megjithatë, deri më tani Serbia nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë për këtë rast.

Posted Under:
Anash Kosova Rajoni
Tagged:
banjske BE Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Dënohet me vdekje kushëriri i Bashar al-Assad, gjykata siriane e shpall fajtor për krime kundër njerëzimit

më shumë...

Zjarri në hotelin në Vlorë, 25-vjeçarja me djegie të rënda dërgohet për trajtim të specializuar në Turqi

më shumë...

Merr flakë autobusi me 52 turistë në Qafën e Kalasë në Berat, shkrumbohet edhe një makinë

më shumë...

Këta janë njerëzit që nuk zhvillojnë kurrë skizofreni

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:30

Dënohet me vdekje kushëriri i Bashar al-Assad,...

1:29

Zjarri në hotelin në Vlorë, 25-vjeçarja me...

1:02

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon sërish...

12:55

Merr flakë autobusi me 52 turistë në...

12:47

Këta janë njerëzit që nuk zhvillojnë kurrë...

12:43

I riu francez u masakrua me thikë...

12:12

Opozita bojkoton “presidentin”, tre forcat kryesore nuk...

12:10

E kërkonte Spanja, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari,...

12:07

Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare...

12:01

Vdekjet po tejkalojnë lindjet, sociologët: Korça po...

11:56

Rusia kërcënon Britaninë e Madhe: Do ta...

11:34

Britania në luftë me zjarret vdekjeprurëse, deputeti...

11:21

Aksident në Vlorë, automjeti përplas monopatinën, plagoset...

11:18

VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur...

11:09

U nda nga jeta papritur, çfarë zbuloi...

11:03

Gjyqi historik, 29 shtete të SHBA kërkojnë...

10:58

Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, dy...

10:48

“Qetësi! Qetësi! Qetësi!”, Trump “i mbyll gojën”...

10:44

Muaji i mjaltit që përfundoi në tragjedi,...

10:33

Monstër apo e sëmurë prej ilaçeve? Gjyqi...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • I riu nga Hasi vret me thikë 20-vjeçarin francez në Ksamil...
  • Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.