E enjte, 24 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

BE përgëzon policinë e drejtësinë shqiptare për arrestimet e bujshme

 Prania e Bashkimit Europian në Shqipëri përshëndeti operacionet e policisë së shtetit të dielen pasdite.

Ambasadori Soreca shkruajti në twitter se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është një prioritet I BE-së.

 

“Ne mirëpresim operacionin masiv të ndërmarrë sot në disa qytete nga policia e Shqipërisë. Të luftojmë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës në Shqipëri është prioritet i Bashkimit Europian.Presim që ndjekjet penale dhe dënimet të vazhdojnë me rezultate të qëndrueshme” .

Reklamë

 

Të dielen pati një sërë arrestimesh të bujshme, që nga ish deputetet e PS, Arben Cuko dhe Arben Ndoka e deri tek grupi criminal I Shijakut me në krye vëllezerit Avdyli, kusheriri I tyre Jasim Avdyli dhe shtetasi H.Hoxha së bashku me Fatos Llaftiun dhe Shaqir Gjepalin.

Në total raportohen 20 të arrestuar kryesisht për trafik droge ndërsa nuk u bë e mundur kapja e Lul Berishës dhe K.Balilit.

 

Më shumë video

Reklamë