Subscribe

Ambasadori i Bashkimit Evropian,  Luigi Soreca dhe ai i OSBE kane nisur presionin publik per miratimin e reformes zgjedhore.

 

Dy diplomatet kane qendruar perreth 60 minuta me liderin e opozites e ne fund te takimit kane deklaruar se ka ardhur koha për votimin në parlament te reformes zgjedhore.

 

LUIGI SORECA

AMBASADOR I BE

Isha së bashku me kolegun tim, ambasadorin borchard për të diskutuar rreth reformës elektorale, e cila për ne përfaqëson ende një prioritet. Eështë pjesë e prioriteteve që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadër të vendimit të qershorit për hapjen e negociatave. Ne do të flasim me  te gjitha partitë që kanë një përgjegjësi për të adresuar këtë cështje  dhe ne nuk do të ndalojmë së kërkuari të bëjnë punën e tyre në kuptimin e mbajtjes së përgjegjësisë.

 

 

 

Zgjedhjet lokale jane vetem 5 muaj larg por sipas diplomateve ka kohe për të miratuar reformen

 

 

BERND BOCHARD

AMBASADOR I OSBE

Koha po ngushtohet por ende ka mundësi të ecet përpara.

 

 

Ne prag te nisjes se sesionit te ri parlamentar ambasadoret i kane bere apel opozites te kthehet ne parlament.

 

 

 

LUIGI SORECA

AMBASADOR I BE

Opozita duhet të jetë në parlament dhe kjo është një kërkesë konstante që ne I bëjmë opozitës. Ne shpresojmë se opozita do të vazhdojë të jetë në parlament sic ishte në dhjetorin e vitit të kaluar. Objektivi është  të finalizohet puna e bërë në komisionin e posacëm me propozimin e përbashkët që mund të bëjë realitet rekomandimet e OSBE-ODIHR.

 

 

Komisioni per reformen zgjedhore u ngrit menjehere pas zgjedhjeve parlamentare te vitit 2017. Te gjitha palet punuan se bashku per caktimin e nje kalendari duke organizuar edhe tryeza konsultimi per problematiken kryesore te zgjedhjeve ne vend.

 

Me pas PD-PS punuan se bashku me ekspertet per draftimin e ndryshimeve ligjore e nje grup pune u ngrit nga kryeministri per projektin pilot per aplikimin e teknologjise ne zgjedhje.

 

Por pavaresisht kesaj pune konsensusi per reformen duket i veshtire ne mos i pamundur, situate qe u komplikua nga levizja e njeanshme e PS e cila depozitoi versionin e saj te reformes ne parlament.

 

Në deklaratat publike lideri i opozitës Basha ka theksuar se PD asnjëherë nuk e ka bojkotuar reformën elektorale, por ai ka vënë në dukje se ndryshimi I kodit nuk mjafton pasi për standartet e zgjedhjeve duhet edhe vetingu në politikë e sidomos vullneti për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme. Në këtë frymë Basha deri tani nuk ka deklaruar qartë nëse do ta votojë apo jo reformën duke pasur parasysh se zgjedhjet janë 5 muaj larg.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *