E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Bota

BE: Nuk ka rinegocim për marrëveshjen e klimës

Bashkimi Europian e ka refuzuar në mënyrë kategorike ofertën e presidentit të SHBA-ve Donald Trump për të rinegociuar marrëveshjen klimatike të Parisit.

 

Kryeministrja Theresa May u përball me kritika për mosnënshkrimin e një deklarate të përbashkët nga Gjermania, Franca dhe Italia, kundër vendimit amerikan, ndërsa Kina, BE-ja dhe India, që  së bashku me SHBA përfaqësojnë ndotësit më të mëdhenj, kanë rikonfirmuar përkushtimin e tyre ndaj marrëveshjes klimatike të Parisit.

 

Reklamë

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk tha pas një takimi me kreyministrin kinez Li Keciang, se Brukseli dhe Pekini do të intensifikoninbashkëpunimin.

 

“Sot Kina dhe Europa treguan solidaritetin me brezat e ardhshëm dhe përgjegjësinë për të gjithë planetin. Jemi të bindur se vendimi i SHBA për t’u tërhequr nga marrëveshja klimatike, është një gabim i madh, megjithatë lufta jonë kundër ndryshimeve klimatike do të vazhdojë me ose pa Ameriken”, tha Tusk.

 

Organizata meteorologjike botërore e OKB bëri të ditur të premten, se në skenarin më të keq, tërheqja e SHBA nga marrëveshja, mund të ndikojë në një rritje prej 0.3 gradë celsius të temperaturave deri në fund të shekullit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë