E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

BE nuk do të rinegociojë marrëveshjen për Brexit: Vetëm sqarime shtesë

Liderët e Bashkimit Evropian bënë të ditur se marrëveshja për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja “nuk është e hapur për rinegociim”, pavarësisht kërkesave të kryeministres britanike, Theresa May.

 

Ajo ka kërkuar siguri ligjore sa i përket kufirit me Irlandën Veriore në mënyrë që BREXIT të mos rrezikohet ne parlamentin britanik.

 

Reklamë

Por  presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka thënë se mund të ketë sqarime shtesë por jo rinegociim.

 

Ai i ka bërë thirrje Britanisë të tregojë në mënyrë më të qartë se çfarë dëshiron, duke shtuar se ky Komision do të publikojë më 19 dhjetor informacione rreth përgatitjeve për Brexit pa marrëveshje.

 

May është kthyer në Bruksel të enjten për të zhvilluar një samit me liderët evropianë në fund të javës, teksa ajo ka shtyrë votimin në parliamentin britanik për miratimin e marrëveshjes së Brexitit dhe i ka mbijetuar një vote mobesimi në vendin e saj, të organizuar nga konservatorët e partisë, Tory.

 

Aktualisht pakënaqësia kryesore e deputetëve në Britani ka të bëjë me kufirin irlandez, pasi ata kërkojnë që të bëhet e qartë se marrëveshja për ketë kufi nuk do të jetë e përjetshme dhe që Britania do të ketë mundësi për ta ndëprerë këtë pakt e vetme.

Marrëveshja e negociuar me BE-në duhet të mbështetet nga deputetët e shumicës në Parlamentin britanik, për të hyrë në fuqi.

 

Në referendumin e 23 qershorit më 2016, 17.4 milionë persona apo 51.9 për qind e votuesve kanë përkrahur largimin nga BE-ja derisa 16.1 milionë të tjerë apo 48.1 për qind të tjerë kanë votuar kundër Brexitit./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë