E diel, 27 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

BE mesazh për Kosovën: “Deputetët të tërheqin nismën, rrezik për integrimin”

Bashkimi Europian paralajmëron fort Kosovën  pas përpjekjeve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale me anë të një deklarate të përbashkët për media, zyra e Bashkimit Europian në Prishtinë, si dhe misionet diplomatike të vendeve të be-së, theksojnë se “shfuqizimi i Gjykatës së Posaçme për krime lufte në Kosovë, është jashtëzakonisht shqetësuese për  Unionin dhe vendet anëtare te tij.

 

“Kjo iniciativë, e cila ende është pezull në kuvendin e Kosovës, është një shqetësim ekstrem për BE-në dhe vendet anëtare të saj. çdo përpjekje për të shfuqizuar ose ndryshuar mandatin e dhomave të specializuara dëmton seriozisht një angazhim të tillë dhe do të rrezikonte punën e përbashkët të BE-së dhe Kosovës për sundimin e ligjit. kjo do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në.”

 

Bashkimi Evropian u inkurajon “ligjvënësi në parlament që të tërheqin nismën sa më parë, si dhe i bën thirrje shoqërinë civile për ngritjen e zërit ndaj kësaj përpjekje te dëmshme. Një dite me pare presidenti Hashim Thaçi la te kuptohet se do te firmoste shfuqizimin e Gjykatës Speciale nëse do te miratohej nga kuvendi.

Vazhdo të lexosh