Subscribe

Edhe pse Kosova ka probleme të theksuara në sistemin e drejtësisë, procesi i Vettingut duhet të ishte hapi i fundit.

Deklarata vjen nga Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili gjatë një interviste për mediat, duke marrë  shëmbull shqipërinë theksoi se Vettingu merr shumë kohë per te përfunduar.

 

 

TOMAS SZUNYOG

AMBASADORI I BASHKIMIT EVROPIAN NË KOSOVË

 

“Në Shqipëri Vettingu ka marrë pesë vjet dhe ende nuk ka përfunduar. Ne nuk e shohim Vettingun si diçka që duhet të jetë gjëja e parë për të përmirësuar sistemin e drejtësisë. Vettingu është mjeti i fundit. Kosova ka mjete të mira për të matur integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ka mjete për të matur punën e tyre.Ne kemi analizuar koncept-dokumentin për Vettingun dhe nuk i kemi të qarta disa koncepte. Kuvendi e qeveria mund ta miratojnë Vettingun, por ne mbështesim vetëm proceset qe nuk sjellin probleme”.

 

Zyrtari i lartë u ndal edhe tek procesi i liberalizimit të vizave ku sipas tij Bashkimi Evropian duhet të përmbushë premtimet e tij.

 

“Unë gjithmonë bëj thirrje që vendimi duhet të merret. Besoj se po bëj më të mirën. Komisioni Europian ka vendosur në vitin 2018 se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se duhet të marrë liberalizimin e vizave. Megjithatë Këshilli i Ministrave është organ i veçantë që përbëhet nga shtetet anëtare dhe kryesohet nga presidenca e shteteve kështu që varet nga ata vendimi përfundimtar dhe shpresoj padyshim që kjo të bëhet shpejt.”

 

Ambasadori i be-së theksoi se Qeveria e kosoves duhet te binde 27 vendet anëtare që të miratojnë këtë vendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *