Situata në portin jugor të Ukrainës, Mariupol,ka mbledhur ministrat e mbrojtjes të bashkimit evropian në Bruksel. Shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell deklaroi se sulmet në këtë qytet përbëjnë “krime masive lufte”

 

JOSEP BORRELL

SHEFI I BASHKIMIT EVROPIAN PER POLITIKE TE JASHTME

“Ajo që po ndodh tani në Mariupol është krim masiv i luftës, duke shkatërruar gjithçka, duke bombarduar dhe duke vrarë secilin. Kjo është diçka e tmerrshme dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të ndihmuar Ukrainën. Nëse vazhdon kështu situata, qyteti do të shkatërrohet plotësisht ”

 

Unioni pritet të diskutojë sanksione të reja ndaj Rusisë, duke përfshirë embargo të naftës dhe mundësi të largimit të më shumë bankave nga sistemi financiar SËIFT.

 

Ndërkohë Ministria britanike e jashtme nënvizoi se kryeqyteti ukrainas, Kiev, vazhdon të mbetet prioritet për Rusinë.

 

LIZ TRUSS

MINISTRJA E JASHTME

“Pavarësisht mungesës së vazhdueshme të përparimit, Kievi vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Rusisë dhe ata pritet ta bëjnë prioritet rrethimin e qytetit në javët në vijim. Trupat ruse pritet të tentojnë sërish të hyjnë në qytet në javët në vijim, mirëpo avancimet ruse nga ai drejtim kanë ngecur.”

 

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka përshëndetur vullnetin edhe guximin e ushtarëve ukrainas. “Guximi që ata po tregojnë çdo ditë, udhëheqja që po i tregojnë botës, është frymëzuese. Dhe bota është këtu; bota është me ju”, thuhet në mesazhin e Blinken.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *