E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

BE i jep Shqipërisë 4 milionë euro/ Fondi do të përdoret për pajisje mjekësore kundër COVID-19

Bashkimi Europian i ka dhuruar Shqiperise 4 milione euro, qe perbejne pjesen e pare te fondit prej rreth 50 milione euro me te cilat Brukseli do ti vije ne ndihme vendit tone per tu perballuar me situaten e veshtire te krijuar si pasoje e koronavirusit.

 

Reklamë

Marreveshja per 4 milione eurot qe jane te destinuara per pajisje per shendetesine eshte nenshkruar ne nje ceremoni online mes ambasadorit Luigi Soreca, Shef i Delegacionit të BE-së dhe Brian J. Williams, Koordinator i Përhershëm i OKB-së

 

Reklamë

Diplomati i BE sqaroi se per cfare do te sherbeje ky fond.

 

LUIGI SORECA

SHEF I DELEGACIONIT TË BE-së

“Kjo kontrate do te beje te mundur marrjen ne menyre te shpejte te pajisjeve te specializuara mjekesore dhe mjeteve per parandalimin dhe trajtimin e pandemise covid 19. Mes pajisjeve te financuara nga bashkimi europian jane; skanere, ventilatore, ambulanca te pajisura me te gjitha mjetet e nevojshme per te shpetuar jete, po ashtu do te kete makineri dixhitale si dhe disa pajisje qe jane fjala e fundit e shkences. Keto pajisje jane identifikuar si te domosdoshme nga ministria e shendetesise dhe organizata boterore e shendetesise. Be do te siguroje edhe shtreter per njesite reanimatore, pajisje mbotjese per te gjithe personelin shendetesor.”

 

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE

“Përmes kësaj mbështetje, ne do të jemi në gjendje të mobilizojmë më shumë burime në luftën kundër COVID-19, në mbështetje të sistemit shëndetësor jo vetëm për sot, por edhe për nesër. “

 

Kjo marreveshje parashikon vetem pjesen e pare te ndihmes qe Brukseli do ti jape Shqiperise  pasi komisioni ka parashikuar nje shume prej 46.7 milionë euro për të mbështetur rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të vendit tone

 

 

Më shumë video

Reklamë