E premte, 25 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

BE: Hetim zyrtar kundër TikTok, platforma krijon varësi dhe rrezikon të rinjtë

LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 28: In this photo illustration, a TikTok logo is displayed on an iPhone on February 28, 2023 in London, England. This week, the US government and European Union's parliament have announced bans on installing the popular social media app on staff devices. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images)

Brukseli njoftoi këtë të hënë se ka nisur një hetim ndaj platformës së media sociale TikTok, për të cilën pretendohen se ka dështuar në  mbrojtjen e të miturve.

Komisioni Evropian shpjegoi se kishte filluar një procedurë zyrtare për të vendosur nëse TikTok, në pronësi të konglomeratit kinez ByteDance, kishte shkelur Aktin e Shërbimeve Digjitale.

Shqetësimet e “kujdestarit” evropian të botës digjitale lidhen veçanërisht me mbrojtjen e të miturve, transparencën e reklamave, qasjen në të dhëna për studiuesit, si dhe risqet që lidhen me faktin se platforma është krijuar në një mënyrë që të krijojë varësi dhe me përmbajtje të dëmshme.

“Si një platformë që arrin tek miliona fëmijë dhe të rinj, TikTok ka një rol të veçantë për të luajtur në mbrojtjen e të miturve në internet”, tha Komisioneri Evropian i Tregut të Brendshëm, Thierry Breton.

Reklamë

Kjo “procedurë e shkeljes” pritet të lejojë Komisionin Evropian të sigurojë që TikTok të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur mirëqenien fizike dhe emocionale të të rinjve evropianë, shpjegoi ai.

TikTok, nga ana e tij, tha se do të vazhdojë të punojë me ekspertë dhe industri për t’i mbajtur të rinjtë në platformën e tij të sigurt dhe se mezi pret t’ia detajojë këtë punë Komisionit Evropian./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë