Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe të gjashtë republikave ish-sovjetike do të takohen muajin e ardhshëm, për të miratuar zgjatjen e Programit të Partneritetit Lindor.

 

Programi synon të nxisë Armeninë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën që të ndërmarrin reforma, në këmbim të marrëdhënieve më të ngushta me BE-në dhe përfitimeve ekonomike.

 

Ministrat do të takohen në Bruksel më 13 maj – ditë që përkon me 10-vjetorin e Partneritetit.

 

Rusia e ka kundërshtuar programin, duke thënë se lidhjet më të ngushta ekonomike midis BE-së dhe partnerëve të saj kryesorë tregtarë mund të dëmtojnë interesat rusë.

 

Nën Programin e Partneritetit Lindor, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina kanë arritur marrëveshje asociimi me BE-në, ndërsa Azerbajxhani pritet të iniciojë një marrëveshje të përditësuar të partneritetit me bllokun, gjatë takimit në maj.

 

Samiti që bashkon udhëheqësit e BE-së dhe kryetarët ose kryeministrat e të gjitha vendeve të Partneritetit Lindor mbahet çdo vit që nga takimi inaugurues në Pragë, më 2009./ REL

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *