Subscribe

Sekretari britanik i Drejtësisë Michael Gove i eshte rikthyer çështjes se referendumit te Britanisë per qëndrimin ose jo ne BE, duke përmendur serish Shqipërinë. Mendoni se BE-ja tani është keq? Prisni derisa te anëtarësohet Shqipëria, ka shkruar ministri qe mbështet braktisjen e unionit ne nje artikull te publikuar ne “Daily Mail”. Ai paralajmëron se zgjerimi i BE me anëtare te rinj si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia do te sillte brenda kufijve te vendit 88 milionë njerëz nga shtetet me te varfra te Europes. Sipas tij, Britania jo vetëm qe po mbështet anëtarësimin e këtyre vendeve, por edhe po paguan per te. Çdo jave dërgohen 350 milionë euro ne BE, ndërsa hasen kufizime ne rritje ne shkolla apo spitale. Gove përmend edhe problemet serioze te vendeve te Ballkanit me krimin e organizuar, korrupsionin dhe madje edhe me terrorizmin. Ai thotë se 10 perqind e krimineleve qe gjenden ne burgjet britanike janë shqiptare. Pak dite me pare ne nje tjetër koment, Gove kishte sugjeruar qe Britania te braktiste partneritetin me Europen, duke ndjekur modelin e Shqipërisë. Kjo deklarate mori përgjigjen e kryeministrit Edi Rama, i cili ne nje interviste për “Sky News” sqaroi se Shqipëria dëshiron te jete si Mbretëria e Bashkuar, nje anëtar i BE dhe është absurd qe Britania tani dëshiron te jete si Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *