Ky është momenti historik që shenjoi  largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian pas 47 vitesh antarësi. Këtë të shtunë blloku numëron 27 antarë.

Për shumë britanikë kjo është një kthesë e rëndësishme e pavarësisë së vendit dhe u prit me festime masive.

Kryeminstri Boris Johnson do të mbahet mend si lideri që e coi deri në fund cështjen e zvarritur për më shumë se tre vite e që i kushtoi shtrenjtë politikës së përcarë britanike.

 

BORIS JOHNSON

 

KRYEMINISTER I BRITANISE SE MADHE

 

“Për shumë njerëz ky është një moment i jashtëzakonshëm shprese të cilën menduan se nuk do të vinte kurrë por ka edhe shumë të tjerë që ndihen të zhgënjyer dhe të humbur. Është edhe një grup i tretë, ndoshta më i madhi i cili mendontë se zemërimi politik nuk do të mbaronte asnjëherë. Unë I kuptoj të gjitha këto përjetime dhe tani kam përgjegjësinë që të jemi të gjithë bashkë dhe të vazhdojmë përpara. Gjëja më e rëndësishme që dua tju them është se ky nuk është një fund por një fillim”.

 

Presidenti francez deklaroi se largimi i Londrës duhet të shërbejë [për të reflektuar.

 

EMMANUEL MACRON

 

PRESIDENT I FRANCES

 

“Ky largim është një shok, është një sinjal alarmi për Europën. Për herë të parë në 70 vite, ky BREXIT u bë i mundur, në një moment kur kemi nevojë më shumë se kurrë për Europën. Jam shumë i sigurt se nuk do të vazhdojmë dot të përparpjmë pa një reformim thelbësor që do të na jepte një bllok më të sigurt, më demokratik dhe më të qëndrueshëm.”

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se Populli britanik dëshiroi të ishte jashtë tiranisë së Brukselit. Ata duan të kenë kapacitet për të marrë vetë vendime. Edhe ne e duam këtë gjë për popullin britanik”.-nenvizoi Pompeo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *