E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

BE diskuton tensionet greko-turke/ Takim urgjent i ministrave të Jashtëm në Bruksel

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian zhvilluan bisedime urgjente mbi tensionet ushtarake midis Greqisë dhe Turqisë, pasi marinat e vendeve fqinje vijojnë provokimet në afërsi të ishullit Kastelorizo.

Reklamë

Presidenti turk Rexhep Erdogan deklaroi se Ankaraja do të vazhdojë deri më 23 gusht kërkimet për naftë dhe gaz në zonën e diskutueshme detare mes Greqisë dhe Qipros, sipas paktit të arritur me Libinë. Por pas një telefonate me kancelaren gjermane Angela Merkel Turiqa e zbuti qëndrimin e saj.

Ndërkohë, Athina zyrtare po kërkon mbështetjen e vendeve anëtare të BE për të vendosur sanksione ndaj Turqisë nëse nuk heq dorë nga kërkesat e saj të cilat i konsideron të paligjshme.

Deri më tani, vetëm Franca është përgjigjur, duke dërguar dy anije luftarake për stërvitje të përbashkëta me marinën greke në zonën e konfliktit. Gjithashtu dy aeroplanë luftarakë janë vendosur në Kretë. Presidenti turk kërcënoi se kushdo që do të sulmojë anijet  turke do ta paguajë shtrenjtë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë