BE dënon sulmet e Iranit ndaj Izraelit: Mbroni jetën e qytetarëve të pafajshëm

Bashkimi Europian dënoi sulmin iranian me raketa balistike ndaj Izraelit me anë të presidentes së KE, Ursula von der Leyen, duke theksuar në të njëjtën kohë se veprime të tilla kërcënojnë stabilitetin rajonal dhe përshkallëzojnë tensionet në një situatë tashmë jashtëzakonisht të paqëndrueshme.
“I bëj thirrje të gjitha palëve që të mbrojnë jetën e qytetarëve të pafajshëm”, tha presidentja e Komisionit Evropian.
“Bashkimi Evropian vazhdon të bëjë thirrje për një armëpushim përtej kufirit me Libanin dhe në Gaza dhe për lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura për gati një vit”, përfundon ajo.
Ndërkohë, Emmanuel Macron “dënoi në mënyrën më të fortë të mundshme sulmet e reja të Iranit kundër Izraelit” dhe Franca mobilizo” dje të martën “forcat ushtarake në Lindjen e Mesme për t’u marrë me kërcënimin iranian”, njoftuan shërbimet e tij në orët e hershme të mëngjesit.
Presidenti francez kërkoi njëkohësisht që “Hezbollahu të ndalojë veprimet e tij terroriste kundër Izraelit dhe popullsisë së tij” dhe u kërkoi autoriteteve izraelite që “të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur” “operacionet e tyre ushtarake”. /vizionplus.tv




