Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Lavrov: Jemi gati për negociata me Kievin, por pa...

Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve: Një gjykatës...

Zhduket në Detin e Javës anija me mbi 240...

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë...

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi...

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të Bashkisë

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më...

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më kokë

BE: Dakordësim, por ende shumë debate për reformën e azilit

5 Tetor 13:38

Objekti i debatit në Parlamentin e BE-së është domosdoshmëria për pranimin e shpejtë të paketës së rregullave përazilin dhe migrimin. Prej vitesh Bashkimi Europian bën përpjekje për reformën e Sistemit të Përbashkët të BE-së për Azilin (GEAS). Kjo paketë reforme përmban disa projektligje. Ndër të tjera parashikohen procese të shpejta të shqyrtimit të kërkesës për azil që në kufijtë e jashtëm si dhe një ndarje të detyrueshme të azilkërkuesve brenda vendeve të BE-së. Ndërkohë po negociohet në të dyja instancat legjilastive europiane, Këshilli i Bashkimit Europian (përfaqësuesit e vendeve anëtare) dhe Parlamentit Europian.

Hapet rruga për bisedime të mëtejshme

Bisedimet për pjesë të caktuara të reformës ndërkohë janë bllokuar për shkak të mos dakordësimit mes vendeve anëtare lidhur me të ashtuquajturin rendi i krizës. Të mërkurën (04.10.2023) presidenca spanjolle e BE-së deklaroi se më në fund është arritur një marrëveshje. Rendi ikrizës në raste të situatave të jashtëzakonshme parashikon masa më të ashpra, nëse shtetet e BE-së preken fort prej migracionit. Në një rast të tillë migrantët mund të mbahen për një kohë më të gjatë, ose mund të aplikohet më shpesh procedura e përshpejtuar e shqyrtimit të kërkesës së azilit në kufi. Tani do të vihen sërish në lëvizje bisedimet me Parlamentin e BE-së.

Debat për solidaritetin

Në Parlamentin e BE-së u diskutua shumë edhe për çështjen e solidaritetit. Kjo ka të bëjë me rregulloren Dublin II të së drejtës së azilit, sipas së cilës përgjegjës për azilkërkuesit është vendi, ku ata kanë shkelur për herë të parë territorin e BE-së. Prej vitesh shtetet në kufijtë e BE-së ankohen për mbingarkesën nga fluksi i refugjatëve. Sipas paketës së re tani duhet të vendoset një shpërndarje e detyrueshme e azilkërkuesve dhe nëse shtete të caktuara nuk duan t’i pranojnë ata, atëherë do të detyrohen të paguajnë vendet që pranojnë refugjatët. Ky rregull refuzohet nga Hungaria dhe Polonia. Deputetja dhe ish-kryeminstrja polake Beata Szydlo nga partia nacional-konservatore PiS theksoi në sallën plenare, se vendi i saj asnjëherë nuk do të pranojë migrantë, që vijnë ilegalisht. Ndërsa propozimin për pagesë në vend të pranimit të refugjatëve politikania e konsideron si absurd.

Në fund të debatit zëvendëspresidenti i Komisionit të BE-së, Margaritis Schinas, thekson edhe njëherë aspektin e solidaritetit dhe thotë, se është e padrejtë politikisht, ligjërisht dhe moralisht, që pesë shtetet në kufijtë e jashtëm të BE-së të lihen vetëm me barrën e refugjatëve. Kemi të bëjmë me një detyrë të përbashkët.

Në Bruksel dhe në Strazburg e kanë të qartë, se koha nuk pret. Ka konsensus të gjerë lidhur me miratimin e paketës së reformës deri në zgjedhjet e BE-së në qershor 2024./DW

 

Posted Under:
Bota Kryesoret Sociale
Tagged:
Azil BE Reforme

Nga e njëjta kategori

Lavrov: Jemi gati për negociata me Kievin, por pa armëpushim

më shumë...

Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve: Një gjykatës në Shqipëri merr 500 euro më shumë se kolegu në Greqi

më shumë...

Zhduket në Detin e Javës anija me mbi 240 persona, alarm në Indonezi (VIDEO)

më shumë...

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:43

Lavrov: Jemi gati për negociata me Kievin,...

9:15

Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve:...

9:01

Elbasani sjell traditën në qendër të qytetit,...

8:44

Zhduket në Detin e Javës anija me...

8:32

“Një surprizë mund t’ju ndryshojë humorin”, parashikimi...

8:23

“Troket” vjeshta, ulen temperaturat, si do të...

11:16

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo...

10:53

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun...

10:47

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë...

10:27

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep...

10:21

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

10:02

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të...

9:58

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën...

9:34

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më...

9:08

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr...

8:57

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD...

8:39

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku...

8:34

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë...

8:08

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

7:57

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes...

Më të klikuarat

  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian...
  • Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina e bashkëpunëto...
  • Foto ilustruese Tronditet Kamza, shpërthim me tritol në derën e shtëpisë së...
  • Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në Ukrainë do...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.