Bashkimi Europian ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e tij për çështjen e divorcit me Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se nuk do të ketë bisedime të mëtejshme për ndryshimin e marrëveshjes se Brexit.

 

Negociatorët e Unionit u thane shefave te diplomacive se ndryshimet e sugjeruara nga qeveria e re e Boris Johnson në Londër, si çështja e kufirit irlandez, janë të papranueshme. Sipas tyre Brexit është ende në fazën që ka qenë 3 vjet më parë.

 

Megjithatë Britania e Madhe vazhdon të këmbëngulë për të bërë ndryshime në marrëveshje. Një zëdhënës i qeverisë ne Mbretërinë e Bashkuar ka thënë për mediat se Londra shpreson qe Unioni ta rimendojë ndryshimet, pasi marrëveshja e ish kryeministres Theresa May, nuk do të kalonte kurrë në parlament me formën e saj aktuale.

 

Kryeministri i ri Boris Johnson nga ana tjetër është zotuar se vendi do të largohet nga unioni brenda 31 tetorit me apo pa marrëveshje. Zyrtarët e BE-së besojnë se Londra, po shkon drejt një Brexit pa marrëveshje, e një gjë e tillë mund të dëmtojë në masë ekonominë e Britanisë.

 

Për të shmangur një kolaps të tillë, ministri i jashtëm britanik Dominic Raab do të udhëtojë në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë këtë javë për të kërkuar forcimin e lidhjeve me keto vende përpara divorcit perfundimtar.

 

Javën e kaluar ai u takua me 20 ministra të jashtëm nga i gjithë rajoni Azi-Paqësorit ku diskutoi për forcimin e lidhjeve diplomatike dhe mundësitë për tregti me këto vende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *