Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, kërkoi nga Qeveria e Kosovës, heqjen e menjëhershme të taksës  prej 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

 

Mogherini ka thënë se ky vendim është kundër frymës së Marrëveshjes për Stabilizim Asociim mes BE-së dhe Kosovës.

 

Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për të rritur taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja për 100 për qind është shkelje e pastër e CEFTA-s dhe frymës së Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Ajo përkeqëson situatën pas vendimit të parë prej 10 për qind javën e kaluar. Qeveria e Kosovës duhet menjëherë të anulojë këto vendime”.

 

Ndërkohë në lidhje me këtë vendim të Qeverisë së Kosovës ka reaguar edhe pala serbe.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *