Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani konfirmoi për “Vizion Plus” se Bashkimi Demokratik për Integrimin ka arritur të sigurojë 15 mandate në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në Maqedoninë e Veriut.

Ai deklaroi gjatë një ndërhyrjeje për edicionin qendror të lajmeve se ky është një rezultat historik pasi gjithsej në parlament do të ulen 32 deputetë shqiptarë.

“Më lejoni të them eksluzivisht rezultatet preliminare zyrtare për shkak se i prisnim deri në këtë moment për shkak të disa variacioneve. Rezultati është konfirmuar që Bashkimi Demokratik për Integrimin merr 15 mandate, kurse shqiptarët gjithsej marrin 32 mandate, që është numër rekord i deputetëveë shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Është një fitore e dyfishtë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.”

Në zgjedhjet 3 ditore të parakohshme parlamentare garuan 15 parti politike dhe koalicione për 120 vendet në parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *