E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

BDI: Jo zgjedhje të parakohshme

Partia e Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, ka shqyrtuar ne një mbledhje gjendjen aktuale pas referendumit.

 

Partia e Ali Ahmetit vlerëson se për momentin prioritet i vendit mbetet implementimi i marrëveshjes së Prespës, ndërsa përsa u përket zgjedhjeve të parakohshme, bën te ditur se për momentin nuk është koha për votime.

 

Reklamë

Sipas BDI-së, zgjedhjet mund të rrënojnë dinamiken e  zbatimit të marrëveshjes së Prespës, gjë që mund të sjelle deri tek një bllokadë serioze të proceseve integruese të në NATO dhe bashkimin evropian.

 

BDI vlerëson se marrëveshja e nënshkruar dhe e ratifikuar paraqet obligim ndërkombëtar për vendin, dhe në këtë drejtim i përshëndet mesazhet e dërguara nga miqtë e huaj. Partia e Ahmetit këmbëngul qe zgjidhja për çështjen e referendumit te arrihet ne parlament.

Vazhdo të lexosh

Reklamë