Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
30 May 2026
Vizion fokus

Finalja e CHAMPIONS LEAGUE, formacionet zyrtare PSG-Arsenal

Tabaku në Kuvendin e PD: Beteja më e madhe...

Finalja me “aromë” spanjolle, Luis Enrique dhe Mikel Arteta...

Bylykbashi në Kuvendin e PD: Kolegjialiteti, rruga e rithemelimit...

Anglezët “pushtojnë” Budapestin, rritet adrenalina e finales së sotme,...

Sot finalja PSG-Arsenal në Vizion Plus, betejë për fronin...

Kuvendi i PD-së, Berisha prezanton programin: Ekonomia dhe lufta...

“Besoj te fitorja, ripërtëritja e partisë është vepra jonë...

“Do të përmbysim diktaturën”, Berisha nga Kuvendi Kombëtar: Kjo...

Sulmet e opozitës, Rama: S’kanë lënë gjë pa thënë...

Baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë, për çfarë shërben dhe cilat janë përfitimet e Shqipërisë

26 Shkurt 11:02

Në 4 mars 2024, do të përurohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi një ditë më parë, përmes një postimi, teksa ka ndarë edhe një video, ka deklaruar se kjo bazë do të ofrojë një infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës.

“Edhe pak ditë nga përurimi i Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s.

Lexo edhe :

Related Posts

Rama ndan pamjet nga baza ushtarake në Kuçovë: Do luajë rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s

Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës. Ky hap shënon një fazë të re në forcimin e kapaciteteve tona për bashkëpunim ndërkombëtar dhe siguri rajonale”, shkruan Peleshi.

Baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë u përmend edhe nga sekretari i Shtetit Antony Blinken, kur ky i fundit ishte për një vizitë zyrtare në Tiranë në 15 shkurt. Në fjalën e tij, Blinken tha se Shqipëria ka dhënë kontribut domethënës në Aleancë, përgjatë 15 viteve të anëtarësimit.

“Përgjatë 15 viteve të saj në NATO Shqipëria ka dhënë kontribute domethënëse për aleancën tonë. Muajin e ardhshëm do të përurohet baza ajrore të NATO-s në Kuçovë”, tha Blinken.

Nisja e punimeve

Punimet për rikonstruksionin e saj nisën në janar të vitit 2022. Prej asaj kohe është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë.

Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.

Për autoritetet shqiptare përzgjedhja e bazës së Kuçovës lidhet sa me pozicionin gjeo-strategjik të vendit, si dhe të vet aeroportit, aq dhe me besueshmërinë që Shqipëria ka krijuar në gjirin e aleancës ushtarake.

Në ceremoninë për përurimin e bazës ajrore do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të SHBA-së.

Historiku i bazës së Kuçovës

Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar në vitet 1950, por doli jashtë përdorimit në vitet ’90.

Pas rikonstruksionit të bazës së Kuçovës, Qeveria e kryeministrit Edi Rama kërkoi që të procedohet sa më shpejt në lidhje me aplikimin e Shqipërisë për ta bashkëfinancuar me NATO-n rikonstruksionin e bazës së re detare në Porto Romano.

Përfitimet e bazës ushtarake

Pak kohë më parë, ish-komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral Ylli Pulaj në një intervistë të dhënë për Vizion Plus me gazetarin Roland Zili ka treguar për përfitimet që do vijnë nga baza ushtarake.

Sipas tij, ekonomia lokale e zonës do të zhvillohet më shumë.

“Do të sjellë për Kuçovën një energji shumë pozitive, por edhe përmirësimin e raporteve civile dhe ushtarake; do të ketë në fokus edhe përmirësimin e raporteve sociale dhe ekonomike për të gjithë komunitetin që jeton e punon në zonën e Kuçovës dhe Beratit”, tha gjeneral Ylli Pulaj.

Ai më tej ka treguar se cfarë rëndësie ka kjo bazë për NATO-n dhe përsë u zgjodh Shqipëria.

“Dëshmon edhe njëherë rëndësinë strategjike që ka vendi ynë në rajon, dëshmon qartë aftësitë e konsoliduara të vendit tonë për të marrë përgjegjësinë që i takon në Ballkanin Perëndimir, si dhe prezencën fizike të aleancës në vendin tonë. Sipas komandantit të forcave ajrore të NATO-s, Tod Ëolters, arsyeja kryesore e përzgjedhjes së kësaj baze ka të bëjë me afërsinë e kësaj baze me rajonin juglindor të aleancës. Në këtë kontekst, poziconi strategjik në Ballkan merr një rëndësi më të madhe. Vendi ynë po bëhet gjithnjë e më shumë një pikë mbështetjeje në rajonin e Ballkanit.”, tha pak kohë më parë për Vizion Plus ish-komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral Ylli Pulaj./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
baza ushtarake Kuçove NATO

Nga e njëjta kategori

Finalja e CHAMPIONS LEAGUE, formacionet zyrtare PSG-Arsenal

më shumë...

Turistët popullojnë Durrësin, fluks i lartë i pushuesve në plazhet e zonës

më shumë...

Rihapet Muzeu Etnografik i Beratit, është edhe një nga destinacionet kryesore turistike të qytetit

më shumë...

Bylykbashi në Kuvendin e PD: Kolegjialiteti, rruga e rithemelimit dhe modernizimit të partisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

5:04

Shenjat më me fat të Horoskopit në...

4:58

Finalja e CHAMPIONS LEAGUE, formacionet zyrtare PSG-Arsenal

4:49

Turistët popullojnë Durrësin, fluks i lartë i...

4:41

Tabaku në Kuvendin e PD: Beteja më...

4:38

Rihapet Muzeu Etnografik i Beratit, është edhe...

4:34

Dorëzohet qendra e çaktvizimit, Lamallari: I shërben...

3:56

Finalja me “aromë” spanjolle, Luis Enrique dhe...

3:48

Bylykbashi në Kuvendin e PD: Kolegjialiteti, rruga...

3:33

“Miss Shqipëria” promovon rivierën, vajzat bëjnë ndalesa...

3:00

Anglezët “pushtojnë” Budapestin, rritet adrenalina e finales...

2:24

A ka gënyer Moza për raportin me...

2:17

Sot finalja PSG-Arsenal në Vizion Plus, betejë...

2:07

“Romiri nuk ka ambicie për showman”, partnerja...

2:04

Kuvendi i PD-së, Berisha prezanton programin: Ekonomia...

1:54

“Besoj te fitorja, ripërtëritja e partisë është...

1:51

“Jam shumë më tepër se mbiemri që...

1:34

“Do të përmbysim diktaturën”, Berisha nga Kuvendi...

1:25

Sulmet e opozitës, Rama: S’kanë lënë gjë...

1:18

“Flamuri i Skënderbeut dhe Ismali Qemalit në...

1:14

“Ishte moment dobësie”, Indri pendohet për Klevisën...

Më të klikuarat

  • “Ej babi, të kemi çantë”, Romiri surprizohet nga djali për d...
  • “Dashuri, para dhe karrierë”, 5 shenjat më me fat të Horosko...
  • Në televotim me Klevisën, Indri largohet përfundimisht nga F...
  • Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti trupin një javë në papafing...
  • “Ishte moment dobësie”, Indri pendohet për Klevi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.