Bayern Mynih-PSG. Kjo do të jetë finalja më e rëndësishme e futbollit të klubeve për këtë vit.  Trofeu i champions league do të jetë një cështje franko-gjermane, ashtu sikurse ishin dy gjysmëfinalet e këtij kompeticioni.

Bavarezet pasi dërrmuan Barcelonen në cerekfinale, treguan superioritet edhe ndaj surprises Lion.

Gjermanet me përjashtim të një nisje jo brilante të sfides në 20 minutat e para, nuk hasën vështirësi ndaj skuadrës së Rudi Garcias duke fituar 3 me 0.

Depai trembi fillimisht ekipin e Hansi Flik duke humbur një rast të pastër në minutëne  4 dhe më pas Lioni goditi edhe shtyllën me Ekambin në minutën e 17. 

Me të kaluar kjo frike, bavarezet nxorren në pah forcën e tyre. Fillimisht Gnabri realizon një gol të bukur me të majtën.

Është episodi që përmbys ndeshjen pasi gjermanet bëhet dominues absolute të ndeshjes. Kontrolli I madh I topit e bën të rrezikshëm Bajernin që në minutën e 33 dyfishon. Pasimi I Perisic shfrytrëzohet maksimalisht nga Levandovski I cili e ka punë shumë të lehte dërgimin e topit në rrjetë.

Në pjesën e dytë pas një rasti të shpejte të Perisic, Lioni provoi të reagonte duke krijuar disa moment të mira mirëpo Nojer ishte prezent.

Shuplaken e fundit francezeve ia dha  sërish Levandovski në minutën e 88. Bayern gjen finale e champions për hjerë të 11 në histori e kërkon të dielën në finale e madhe te Lisbonës suksesin numër 6.

Kuptohet përballe një rivali shumë më të fortë në letër e që premton spektakel në Vizion Plus dhe Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *