Nata e dytë e Champions League dhuroi lojë të bukur dhe spektakël në platformën  Tring. Bayern Munchen triumfoi 2 me 0 përballë Interit ne Milano ne ate qe konsiderohej dueli me i forte i mbremjes.

 

Ndeshja u dominua nga fillimi në fund nga bavarezët.

 

Në fraksionin e parë rezultati u zhbllokua në minutën e 25 nga Sane,i cili ishte i saktë dhe i vëmendshëm duke shmangur  daljen e portierit Onana dhe duke dërguar një top fantastik në rrjetë. Zikaltrit u dorëzuan  para kohe duke mos bërë asgjë në fushë perballe nje Bayerni dominues ne te gjitha sektoret. Në pjesën e dytë, në minutën e 66 kombinimi i tij i dyfishtë  i Sane me Koman e detyroi D`Ambrosion të bënte një gabim trashanik duke shtyrë topin në rrjet në një autogol.

 

Një tjetër ndeshje e rëndësishme ishte ajo e Napolit dhe Liverpool. Napolitanët bën një loje të shkëlqyer duke mposhtur 4 me 1 nënkampionët e Europës. Llogaritë për Italianët u mbyllën që në pjesën e parë ku  Zielinskit hapi sfidën që në minuten e 5  me një gol të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

 

Pak minuta më vonë ishte Osimhen që humbi sërish një tjetër penallti për vendasit.

 

Mirëpo dominimi i Napolit qe absolute dhe dyfishimi i rezultatit erdhi nga Anguisa  në minutëne  31.

 

Në fund të pjesës szë parë festa i takoi Simeones  I cili kishte vetëm 3 minuta në fushën e lojës pasi zëvëndësoi të dëmtuarin Osimhen.

Argjentinasi shfrtëzou nhë aksion fantastic të gjeorgjianit Kvaratskelia dhe  ci shifrat ne 3 me 0.

 

Në startin e pjesës së dytë Zielinski shenoi golin e katërt ndërsa golin e nderit për miqtë e realizoi Luiz Dias.

 

Ndërkohë Barcelona rrëmben 3 pikët përballë Plzen duke e shpartalluar 5 me 1 në Camp Nou. Robert Levandoski ishte njeriu i ndeshjes, i cili shënoi 3 gola në këtë sfidë. Ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Kessie dhe Torres. Një sfidë e lehtë për Katalanasit, të cilët do të përballen me Bayer Munchen javën e ardhshme.

 

Në ndeshjet e tjera, Ajax fitoi bindshëm 4-0 ndaj Rangers; Sportingu i Lisbonës mposhti në transfertë  Eintracht Frankfurt me rezultatin 3-0, Atletico Madrid-Porto 2-1,  ndërsa Tottenham mundi 2-0 Marseille.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *