Bayerni i Mynihut ka bërë një goditje të rëndësishme në merkato. Skuadra e njohur gjermane arriti të marrë shërbimet e talentit të Schalke-s Leon Goretzka. Ishte vetë klubi nga Ruhri që konfirmoi largimin e yllit të vet nëpërmjet një komunikate zyrtare për mediat: “Leon Goretzka na informoi këtë javë se ka ndërmend të ndërroj ekip duke na bërë të ditur gjithashtu se dëshiron ti bashkohet Bayernit. Dje Rumenige na bëri të ditur se Goretzka ka zhvilluar vizitat mjekësore me klubin bavarez.

 

Ne humbasim një lojtar të shkëlqyer të cilit i urojme suksese në karrierë. Ai do të jetë i Bayernit duke nisur nga 1 korriku i këtij viti, shkruhej në komunikatën e Schalke-s lidhur me kalimin e talentit të vet tek kampionet e Gjermanisë.

 

Goditja e Bayernit merr vlere të madhe pasi ai shkon me parametër zero tek gjigandet e Gjermanisë të cilët bëjnë të tyrin një tjetër xhevahir duke menduar kështu edhe për të ardhmen. Goretzka kërkohej nga shumë klube europiane mes të cilëve Barcelona dhe Juventus.

 

Veç të tjerash Bayerni po e sfidon Juventusin edhe për Emre Can, një tjeter lojtar të kombëtares gjermane. Ylli i Liverpool duket se është objektivi i radhës i bavarezeve të cilët po provojnë t’ia shkëpusin bardhezinjve të cilët kanë shumë kohe që e ndjekin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *