Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Tottenhamin për transferimin Harry Kane në Bundesligë.  Kampionët e Gjermanisë ofruan 110 milion euro , shifer e cila u pranua nga Spursat.

 

Tani është bomber anglez që duhet të vendose nëse do të transferohet apo jo në Mynih.

 

Nëse do të realizohet ku do te jete, operacioni me shumën më të lartë të harxhuar ndonjëherë nga Bajern për të blerë një futbollist.Kanë kishte shprehur ditët e fundit dëshirën për të ditur të ardhmen e tij deri të dielën , ditën e debutimit të Tottenhamit në Brentford në nisje të kampionatit anglez. Kontrata e tij me Spurs do të përfundojë brenda një viti dhe diskutimet për rinovimin nuk kanë patur sukses.

 

Londinezët duan ta shesin pikërisht për të mos rrezikuar ta humbin në zero në fund të këtij sezoni.

 

Por vetë sulmuesi nuk ka qënë shumë I bindur për largimin nga Londra jo vetëm sepse ndjehet një lider tek Tottenham, por edhe ka një marrëdhenie shumë të mirë me trrajnerin e ri Postecoglou.

 

Megjithatë në orët në vijim pritet të ketë një përgjigje konkrete nga Kanë dhe agjentet e tij në lidhje me transferimin apo jot ë 29 vjecarit në Gjermani, tek një prej skuadrave më të mira të futbollit gjerman dhe atij europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *