Gjatë fjalës së tij në Shkodër para mbështetësve të PS, kryeministri Edi Rama ironizoi atë që sipas tij tregon gjëndjen ku ndodhet PD, duke bërë një krahasim mes Flamur Nokës dhe Jozefina Topallit.

Ai shtoi se ky qytet nuk mund ti besohet një personi si Flamur Noka i cili merret me bllokime rrugësh dhe djegie gomash.

Rama tha se PD në tërësi dhe ajo e Shkodrës në vecanti është katandis aq keq sa ka kaluar nga një kundërshtare e denje si Jozefina Topalli tek Flamur Noka, një hu që sipas tij nuk bën as për të ndërtuar gardh.

 

I kuptoj demokratët e Shkodrës se zgjodhën që të qeverisen nga një komunist si Berisha që u bë për 25 vite si antikomunist, por ajo që nuk e kuptoj është se  si mund t’ua falim që të kalonin nga Jozefina Topalli te Flamur Noka. Më fal, po kur ke përpara Jozefina Topallin ke një kundërshtar, kurse ku ke parë Flamur Nokën ke përpara një hu që asnjë nuk e merr për gardhin e tij. Si vjen puna deri në atë pikë kur Flamur Noka të marrë Shkodrën dhe të djegë goma në mes të rrugës… A mund të ketë dinjet familja demokrate e Shkodrës kur një deputet lufton duke hedh kapsolla. Jozefinën me kapsolla nuk e imagjinoj dot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *