Subscribe

Tre shkolla profesionale në Korçë ajo mekanike, ndërtimi dhe ajo e teknologjisë së informacionit e komunikimit janë bashkuar në një drejtori të vetme.

 

E gjithë kjo ka ardhur për shkak të reformës në sistemin e arsimit profesional.

 

DREJTORESHA E SHKOLLAVE

ANXHELA TAHO

“ Qëllimi është përmbushja e kërkesës së ofertës të atyre që kërkojnë të studiojnë në arsimin profesional të këtyre drejtimeve.”

 

Sipas Tahos bashkimi i tre shkollave në Korçë nuk ka ardhur për shkak të uljes së numrit të nxënësve.

 

DREJTORESHA E SHKOLLAVE

ANXHELA TAHO

“Nuk ka rënie të numrit të nxënësve, përkundrazi nga viti i kaluar kemi vënë re një rritje të numrit”.

 

Në dy shkollat profesionale, ajo mekanike dhe e ndërtimit nuk frekuentohet nga vajzat. Kjo ndodh për shkak të profilit të dy shkollave

 

DREJTORESHA E SHKOLLAVE

ANXHELA TAHO

“Kjo ndodh për shkak të profilit të dy shkollave, se disa profesione në vendin tonë shihen sikur i përkasin vetëm një gjinie”.

 

Edhe dy shkollat e tjera profesionale, ajo e bujqësisë dhe ekonomikut janë bashkuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *