Subscribe

Shoqata e bashkive të Shqipërisë i kërkon qeverisë që në buxhetin e vitit 2021 të parashikohet një zë i veçantë për parandalimin e përhapjes  së pandemisë për pushtetin vendor.

 

Sipas kreut të shoqatës Argon Haxhimali, nëse qeveria thotë se është në emergjencë mjekësore duhet ta reflektojë këtë në shifrat e buxhetit, pasi njësitë vendore duhet të kryesojnë dezinfektimin e objekteve arsimore, apo ambienteve publike.

 

 Ne themi që nga fondi prej 1 mld lekë për zërin e hartimit të projekteve, të mund të përdorim 35% të tyre për 61 bashkitë. Nëse thuhet që pandemia do të jetë prezente deri në fillim të vitit tjetër, atëherë parandalimi i saj duhet të reflekohet me fonde, ndërsa paratë për projektime të s’postohen në kohë-thotë Haxhimali

 

Si pasojë e pandemisë bashkitë kanë shpenzuar për dezinfektimin e ambienteve publike, duke cenuar investimet në shërbimet. Nisur edhe nga efektet negative  ku shumë biznese kanë spostuar në kohë pagesat e detyrimeve. Ky fakt ka bërë që detyrimet e prapambetura të rritet.

 

Para pandemisë bashkitë kishin një borxh të pashlyer prej rreth 6 mld lekë dhe tashmë ka arritur në 8 mld. Rreth 40% e bashkive janë në vështirësi financiare pasi nuk arrijnë të mbulojnë me të ardhurat e tyre shpenzimet.

 

Paralelisht me këtë situatë operatorët e turizmit kërkojnë në union, që bashkitë të heqin taksën e pasurisë për njësitë akomoduese, një taksë kjo që i përket njësive vendore, dhe që pritet që kjo kërkesë të konkretizohet me ligj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *