Flamur Noka e ka cilësuar marrëveshjen mes partive politike si një mesazh të fortë që vjen para protestës së 20 shkurtit.

Sipas Nokës kjo është përgjigje kundër sundimit të Ramës. Ai shtoi se bashkimi është një nevojë kombëtare para pushtetit të Edi Ramës.

Lexo edhe :

Related Posts

“Dua të përshëndes në emër të PD 3 iniciatorët për krijimin e këtij fronti të bashkuar opozitar. Kjo vjen në një moment të vështirë e delikat të vendit dhe demokracisë. Kjo dëshmon se opozita është në lartësinë e kërkuar pas krizës së rendë politike e jo vetëm, që regjimi i Ramës ka fut Shqipërinë. Bashkimi i opozitës në përputhej dhe respekt të votës që qytetarët i dhanë opozitës në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Bashkimi opozitës po ndodh disa ditë para protestës së madhe të ftuar nga PD, tashmë nga opozita. Bashkimi që ndodh është fuqizim i mesazhit për protestën e madhe të 20 shkurtit.
Është sinjal për Ramën se ne përpjekjeve të tij për të rrëzuar pluralizmin do ti përgjigjemi në cdo formë e mënyrë, e më cdo armë të mosbindjes civile.

Bashki i i thotë shqiptarëve që kanë një alternativë përballë pushtetit. Bashkimi e vetmja formë për të ndalur Ramën në asgjësimin e Shqipërisë. Bashkimi është nevojë kombëtare”, tha Noka. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *