E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bashkia Tiranë vijon me ndërhyrjet në infrastrukturë, transformohet sheshi i pallateve “Liseci”

Bashkia e Tiranës po vijon me ndërhyrjet kapilare në çdo zonë të kryeqytetit.

 

Sëfundmi, është ndërhyrë për rehabilitimin e plotë të sheshit të pallateve “Liseci”, ku tashmë ka përfunduar puna për sistemimin dhe rregullimin e tij në njësinë administrative Nr.4.

 

Reklamë

Pluhuri në verë dhe balta në dimër, tashmë i kanë lënë vend asfaltit të plotë brenda pallateve, ndërkohë që banorët e ardhur kryesisht pas viteve ’90, tashmë mund të lëvizin lirisht.

 

Krahas asfaltimit të plotë të sheshit, Bashkia po vijon dhe për gjelbërimin dhe krijimin e lehtësirave për banorët e këtij blloku për të kaluar kohën e lirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë