E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Bashkia Lezhë plan për të mbjellë 5 mijë pemë në zonat me rrisk të lartë erozioni

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj në koordinim me ekspertë të mjedisit, ka miratuar një plan konkret pyllëzimi në zonat me rrisk të lartë erozioni.

 

Bashkia Lezhë do të mbjellë gjatë këtyre ditëve pesë mijë rrënjë bimë, kryesisht akacie në zonën rreth kalasë së qytetit.

 

Reklamë

Ky investim, vjen pas punës që bashkia përmbylli para pak javësh me sistetimin e zonës, ku rrëshqitja e dherave dëmtoi dhe rrugën.

 

Për të parandaluar rrisqe të tilla dhe minimizuar shkallën e erozionit, puna e nisur ditën e sotme do të përvijohet edhe në zona të tjera të Lezhës

Vazhdo të lexosh

Reklamë