E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Bashkia Korçë dhe UNICEF projekt të ri në dobi të fëmijëve

Bashkia e Korçës dhe Unicef vendosin projekt të ri bashkëpunimi në dobi të fëmijëve.

Për këtë u zhvillua të enjten në mesditë një takim mes përfaqësuesve të bashkisë Korçë dhe atyre të Unicef, me pjesëmarjen edhe të dy mësueseve me përvojë 20 vjeçare nga Suedia.

Kryetari I bashkisë Korçë Sotiraq Filo, I njohu vizitorët me përfundimin e projektit madhor të qytetit të fëmijëve që inagurohet në datën 1 qershor.

 

Reklamë

“Synojmë të ndërtojmë një partneritet të gjithanshëm që te kjo qëndër të ofrohen aktivitete nga më të larmishmet, krahas kurseve  të muzikës, kërcimit e aktrimit’ tha z. Filo.

 

Ai shtoi se nga bashkëpunimi me Unicef  mund të shtohen module të reja trajnimi për fëmijët, sidomos në teknoligjinë e informacionit që është e ardhmja e tyre.

Përfaqësuesit e zyrës së Unicef në Shqipëri e vlerësuan Korçën si qytetin model dhe më miqësor ndaj fëmjëve.

Në takim u tha se dy mësueset nga Suedia do të japin ndihmën e tyre në trajnim të kolegeve korçare për punën dhe kujdesin me fëmijët për zhvillimin e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë