Rreziku që paraqesin tregtarët apo fermerët të cilët shesin produkte bujqësore në akset nacionale të qarkut të Korçës ka vënë në lëvizje edhe bashkinë e Maliqit.

 

Pas bashkisë së Devollit e cila përcaktoi një vend të sigurt për këta tregtarë duke i larguar nga kthesa e Cangonjit, edhe kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu thotë se shumë shpejt do të jetë gati pjesa e jashtme e tregut të Pirgut, e cila do u lihet në dispozicion tregtarëve dhe fermerëve të cilët aktualisht shesin prodhimet përgjatë rrugës nacionale Korçë-Pogradec.

 

Kjo nismë ka si qëllim që t’i largojë tregtarët dhe fermerët nga këto akse ku përbëjnë burim aksidenti për vetën e tyre por rrezikojnë edhe drejtuesit e mjeteve.

 

Topçiu mendon se pjesa e jashtme e tregut të Pirgut do u lihet në dispozicion fermerëve dhe tregtarëve me një qira minimale në mënyrë që ata të kenë mundësi ta përballojnë.

 

Tregu i Pirgut i është nënshtruar një ndërhyrje rikonstruktuese nga ana e Bashkisë së Maliqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *