E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bashkia e Vorës e “mallkuar”, pezullohet edhe nënkryetari

Pezullohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Vorës, Gentian Picari, i cili u emërua nga ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku. Ky i fundit u shkarkua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

 

Para se të shpallej në kërkim, Kajmaku shkarkoi dy nënkryetarët e Bashkisë dhe emëroi Picarin, duke ia kaluar të gjitha kompetencat e kryetarit.

 

Reklamë

Ndërkohë, vetë Agim Kajmaku akuzohet nga prokuroria për faksifikim formulari e dokumentash, si dhe për ushtrim kompetencash përtej mandatit.

 

Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për Kajmakun, i cili refuzon të dorëzohet dhe kërkon lirinë përmes përfaqësimit me avokatin e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë