Falë reformës territoriale, në këto 4 vite edhe zonat e njoë si periferike të Tiranës kanë njohur investime të rëndësishme, që nuk ishin kryer për vite me radhë. Kashari është një prej atyre njësive administrative, të cilat pasi janë bashkuar me bashkinë e Tiranës, janë bërë pjesë e projekteve transformuese.

 

Sëfundmi, Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për rehabilitimin e “Rr.Belushi” në zonën e Astirit duke plotësuar në këtë mënyrë edhe një kërkesë të hershme të qytetarëve për rregullimin e infrastrukturës në komunitet.

 

Zgjidhje ka marrë edhe një nga problemet e hershme të zonës së Kasharit, furnizimi me ujë të pijshëm. Bashkia e Tiranës dhe BERZH-i kanë nënshkruar marrëveshjen e financimit për investime në Bovillë dhe linjën e furnizimit me ujë në Unazën e Re, Yzberisht dhe Kashar.

 

Në këtë njësi do të ndërtohen edhe dy shkolla të reja, për të ulur fluksin e nxënësve në klasa, por edhe për të eliminuar mësimin me dy turne. Krahas investimeve të rëndësishme infrastrukturore, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të posaçme edhe ndihmës ekonomike për familjet në nevojë. Ndryshim rrënjësor ka pësuar edhe marrja e shërbimeve, si pastrimi në nivel kapilar i rrugëve etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *