E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bashkia e Tiranës nis disbursimin e subvencionit për transportin publik, do përfitojnë 1 milionë euro

Bashkia e Tiranës ka nisur disbursimin e subvencionit për transportin publik në kryeqytet.

 

Reklamë

Për muajin Janar 2022, shoqatat e transportit marrin në total 120 mijë euro, ndërkohë që pagesat do të bëhen çdo muaj në bazë të skemës së subvencionimit. Shuma totale e subvencionit e miratuar nga Bashkia e Tiranës si paketë ndihmë për operatorët e transportit publik është 1 milionë euro.

 

Kjo është hera e parë në histori që Bashkia e Tiranës vendos të subvencionojë përmes një pakete prej 1 milion eurosh shërbimin e transportit publik me qëllim përballimin e situatës, por dhe përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.
Subvencionimi 1 milion euro do të mbulojë periudhën përgjatë gjithë vitit 2022.

Vazhdo të lexosh

Reklamë